Rama vijon ”kërcënimet” ndaj medias, sjell shembullin e Japonisë

Kryeministri Edi Rama, këtë të hëne i është drejtuar sërish medias në vend. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë ka sjellë rastin sesi ka vepruar Japonia pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tij, Japonia mori masa ekstreme ndaj medias private. Nga ana tjetër, Rama ka dhënë edhe disa udhëzime sesi duhet të veprojë media e lirë në vend. ”Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar”.

Postimi i plotë

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

SHKARKO APP