Rama: Vijon puna për shëtitoren e Tushemishtit, përfundon aksi rrugor deri në Doganë

Kryeministri Edi Rama, thotë se puna për ndërtimin e shëtitores së Tushemishtit në Pogradec vijon, teksa ka përfunduar segmenti rrugor që lidh Tushemishtin me Doganën. Rama ndau sot foto nga punimet për këtë projekt. Ky projekt i cili reflekton përkushtimin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe miqësor me natyrën, gërsheton turizmin e qëndrueshëm në harmoni me rregullat e konservimit të këtij parku natyror.

Drilon-Tushemisht ndodhet në një hapësirë e vogël gjeografike, ku ndërthuren me shumë hijeshi disa nga perlat e natyrës shqiptare si: burimet e Drilonit, liqeni i Pogradecit, shtëpitë karakteristike të zonës, rrugë të ngushta kalimi dhe peizazhe piktoreske, të cilat krijojnë një oaz të mrekullueshëm me mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit në zonë.

Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve kryesisht këmbësore, të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht. Çdo ndërhyrje, është kryer me metoda miqësore ndaj mjedisit, duke mbrojtur biodiversitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?