Rama vijon takimet me fermerët: Linjë e re financimi për fshatin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot takimet me fermerët, duke u ndalur këtë herë në Lezhë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Rama është shprehur i vetëdijshëm për problemet të cilat ata hasin, por ka premtuar angazhimin serioz të qeverisë së tij për zgjidhjen e tyre.

“Kjo zonë është provë rrënqethëse se si fshati ishte braktisur. Këtu kanë ndodhur vetëm dëme me bagëtitë dhe prodhimin. Por ne i kemi adresuar këto çështje këtu duke rritur me mijëra hektarë sipërfaqen e tokës së punueshme”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se po punohet për të ndërtuar një flotë të re makinerish, e cila do të jetë në dispozicion të shtetit dhe pushtetit vendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet që problemi i kanaleve ujitëse dhe kulluese të mos ekzistojë më, por të zgjidhet përgjithmonë”, ka vijuar Rama.

“Gjithashtu duam të krijojmë një linjë të re financimi për fshatin, e garantuar nga shteti”, ka shtuar ai.

Kryeministri ka prekur edhe çështjen e ligjit për agro-turizmin, të cilën e ka cilësuar “një hallkë të munguar në legjislacion që ka të bëjë me bujqësinë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?