Rama nis takimet në Shtëpinë e Bardhë: Marrëdhënie speciale me SHBA
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=pOjYrV86cWQ&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]
Përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barack Obama dhe nënpresidentin Joe Biden, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku theksoi se “vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke e vënë theksin në ato pika që janë më rëndësi të përbashkët strategjike.”
Sipas kryeministrit Rama, “kjo vizitë është që është një moment shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Eshtë një kulmim që nuk ndodh çdo ditë, pasi vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment ku bëhet një rezyme e gjërave që kanë ndodhur dhe ku flitet për bashkëpunimin e mëtejshëm, duke e vënë theksin në ato pika që janë më rëndësi të përbashkët strategjike. Pra unë marr si një moment të një rëndësie të veçantë për vendin tonë, pasi kjo është një marrëdhënie shumë speciale dhe sigurisht që vizita në Shtëpinë e Bardhë përbën edhe një vlerësim të posaçëm për këtë fazë në të cilën vendi po kalon dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.”
I pyetur në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, ku shqetësimi kryesor për Shqipërinë nënvizohet korrupsioni, kryeministri Rama tha se në tërësi raporti është pozitiv për Shqipërinë dhe sipas tij, nëse korrupsioni do të ishte fshirë nga raporti, do kishim të bënim me një magji.
“Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë magji, por të modernizojmë shtetin, që do të sjellë një ulje të vazhdueshme të korrupsionit”- theksoi Rama.