Rama vizitë 1 javore në SHBA

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA, kjo në datat 7-14 shtator. Arsyeja është për Presidencën që merr Shqipëria nga 1 shtatori në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka doli në një deklaratë për mediat për drejtimin e Shqipërisë për herë të dytë në Këshillin e Sigurimit në OKB më 1 shtator. Xhaçka thotë se Shqipëria ulet si vend me një eksperiencë të vyer në Këshillin e Sigurimit.

Në Presidencën e KS, Xhaçka tha se do të ndërmerren dy nisma shumë të rëndësishme për politikën e jashtme. Xhaçka tha se këto janë aktivitete shënjuese që është punuar shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?