Rama vlerëson transformimet në Tiranë: Të pamundura përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë të ndërtonte…

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar transformimin e Tiranës vitet e fundit. Në konferencën e fundit për këtë vit, kreu i qeverisë theksoi se Tirana ka marrë vlerësime ndërkombëtare për sa i përket infrastrukturës.
“Akoma më e pa mendueshme deri disa vite më parë, është mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne e kemi filluar punën së bashku me NATO-n, një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe urbanistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranën e përpara sesa qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte gjithçka ka ndërtuar në këtë dekadë”, theksoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?