Rama: Vlorën unë nuk e lë. Durrësit i kam një borxh
Politikë E Hënë, 1 Shkurt 2021 10:14
Kryeministri Edi Rama pothuajse e ka konfirmuar kandidimin në Vlorë e Durrës, megjithëse jo 100%. Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, Rama është pyetur se ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai deklaroi se Vlorën nuk e lë.
“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, deklaroi Rama.