Rama, Vuçiç dhe Zaev kanë një mesazh të përbashkët për Ballkanin
Sot u mbajt një takim online për të ashtuquajturën “mini-shengeni” rajonal. Në takim ishte kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por mungoi Kosova.
Në një mesazh të përbashkët pas videokonferencës, tre liderët i bëhet thirrje edhe vendeve të tjera në rajon të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme.
“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë”, thuhej në mesazhin e përbashkët sipas mediave serbe.