Rama, Vuçiç dhe Zaev takim për Minishengenin Ballkanik. Nuk merr pjesë Kosova
Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan ditën e sotme një takim online në kuadër të Shengenit Ballkanik.
Sipas mediave serbe, të tre udhëheqësit diskutuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, me synimin për të hequr pengesat në katër bazat e lirisë – lëvizjen e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve midis tre vendeve dhe në rajon.
Konferenca filloi në orën 10 të mëngjesit, ndërsa është publikuar edhe fotoja nga takimi.
Kujtojme qe Kosova ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim. Kosova nuk e njeh “Shengenin Ballkanik” dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë nga takimet e zhvilluara.