Rama-Vuçiç do të takohen nesër në orën 11.00
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” shkruan se kryeministri serb Aleksander Vuçiç do të zhvillojë një takim me homologun e tij shqiptar Edi Rama, të mërkurën në orën 11:00, në Beograd. Ky do të jetë takimi i dytë brenda pak kohësh mes Ramës dhe Vuçiç. Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Beograd në kuadër të Samitit të tretë Kinë-Europë Qendrore dhe Juglindore, ku po marrin pjesë 20 kryeministra nga rajoni. Gjatë vizitës së tij në Serbi, muajin e kaluar, kryeministri Rama theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, duke shkaktuar edhe zemërimin e homologut serb. Kryeministri serb tha se Rama foli për çështje, për të cilat kishin rënë dakord që nuk do të përmendeshin.
KOHA JONË SONDAZH

