Rama zbut tonet: E dua BE-në, por është një dashuri e ashpër
Vitet ku krimi ishte një kartë që Holanda e përdorte dhe nuk pranonte që Shqipëria të mos niste negociatat me BE, tashmë kanë ikur. Holanda mbështet fort procesin e integrimit të vendit dhe për të treguar, kryeministri Martk Rutte tha se dy vendet po planifikojnë që të kenë një nismë të përbashkët anëtarësimin në familjen Europiane.
Nga Amsterdami, në konferencën e përbashkët për mediat, Rama pati një gjuhë më të zbutur ndaj BE-së, duke thënë se ka një dashuri të madhe ndaj saj, por e ka kuptuar se është një dashuri e ashpër.
Po ashtu kryeministri shqiptar theksoi se Shqipëria është me këmbë në tokë dhe nuk kërkon menjëherë integrimin në Be-së, por çeljen e bisedimeve, pasi është e vetëdijshme për problemet që ka. “Nëse nuk do kishim probleme me korrupsionin, tani do thoshim që ne duhet të jemi në BE. Ka ende shumë për t’u bërë”.