Rama: Zero shans që PS hyn në borxh me drejtësinë! SHISH ti bashkohet luftës ndaj korrupsionit

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së gjatë në Asamblenë e PS-së, tha se qeveria e tij nuk ka asnjë shans që t’i njohë ndonjë borxh dikujt që hyn në borxh me drejtësinë. Rama tha se nuk ka shans që kjo qeveri të pengojë punën e SPAK, madje shtoi që kësaj lufte duhet ti bashkohet edhe SHISH.

”Të hysh në borxh me drejtësinë, do të thotë të hysh në borxh me shtetin. Nuk ka rëndësi sa i madh është borxhi por hyn në një borxh që nuk të takon fare të marrësh.

Nuk ka shans që kjo qeveri dhe parti ta pengojë SPAK-un që të bëjë luftën kundër korrupsionit. Pres që edhe SHISH ti bashkohet kësaj lufte. Pres që SHISH të transformohet, duhet profesionalizëm jo dispanceri e thashethemeve me shkrim”,-tha Rama.

SHKARKO APP