Rama: Zero taksa për biznesin e vogël
Partia Socialiste vijoi sot turin e takimeve të saj “Të pastrojmë ë tej Shqipërinë” në qytetin e Kukësit.
Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij gjatë këtij takimi se qeveria bëri zero taksën për biznesin e vogël.
“Taksa zero për biznesin e vogël do të thotë nxitje e punësimit. Çuam në 5 për qind taksën për biznesin që bën 5 deri në 8 millionë lekë xhiro në vit”, tha kryeministri Rama.
Sipas kreut të qeverisë, shembulli i njeriut të punës duhet të promovohet dhe vlerësohet.
“Kush do të jetojë me punë, punën e krijon edhe vetë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

