Rama: Zgjatja e mandateve të vetting-ut është domosdoshmëri për pastrimin e llumit!

Kryeministri Edi Rama ka folur para mediave pas përfudnimit të mbledhjes së kryesisë së PS dhe është pyetur nëse ka ndonjë pazar mes tij dhe Bashës për zgjatjen e mandateve të vettingut.

Rama tha se Reforma në Drejtësi është e bazuar tek një partneritet i ngushtë, por thekson se zgjatja e mandateve të vettingut është i rëndësishëm. Megjithatë nuk jep detaje nëse ka rënë dakord me Bashën për këtë çështje.

Është një domosdoshmëri e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe nxjerrjen në pah të njerëzve me integritet. Nga ana tjetër ju kujtoj që reforma në drejtësi është er bazuar tek një partneritet i ngushtë, i pandërprerë dhe i padiskutueshëm me aleatët tanë strategjikë. Besoj që oferta është shumë e ndarë“, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket bashkëqeverisjes me PD, Rama kujtoi edhe një herë se janë në qeveri si forcë e vetme politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne jemi sot në qeveri si forcë e vetme por nuk do të harrojmë për asnjë moment që në qeveri nuk na kanë sjell thjesht votat e anëtarësisë sonë por një shumice dërrmuese shqiptarësh dhe duhet të thyejmë barrierat që koha i vendos. Nga ana tjetër, ti krijojmë mundësi të gjithë shqiptarëve të ndihen mirë për sa i takon. Jo se ne nuk kemi gabimet tona, por bëjmë më të mirën“,- shtoi më tej kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?