Rama zgjeron kabinetin për të rikthyer Arben Ahmetajn në Qeveri

Presidentit Ilir Meta i kërkohet nga kryeministri Edi Rama të emërojë një ministër të ri në kabinetin qeveritar, i cili do të merret me procesin e rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Propozimi i është dërguar Presidentit Meta nga kryeministri, i cili e ka postuar dokumentin në Twitter. Në një shënim bashkëngjitur kërkesës, Rama shkruan se tani i është hapur një vend një ministri që do jetë “i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”.

Emri që propozon Rama për këtë ministri është ai i Arben Ahmetajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTE I RAMES:

Swiss Digital Mobile Reklama

Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?