Rama ”zgjohet” në Belsh: Nga një vend ferrash, sot ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm

Në rubrikën e ”Mirëmëngjes”, këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ka promovuar Belshin. Teksa ka postuar një video të ndryshimit që ka pësuar ky vend, kreu i qeverisë thekson se ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm.

Sipas Ramës, nga një vend plehrash dhe ferrash, Rilindja e ktheu ”nënjë destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët dhe përveç punës tradicionale në bujqësi, ku prodhimi rritet çdo vit”.

Rilindja urbane në Belsh ka ndryshuar tërësisht qendrën e qytetit. Rikonstruksioni i sheshit qendror të qytetit, hapësira të gjelbra, ndriçimin, sistemimin e bregut të liqenit në zonën e qendrës, krijimin e një amfiteatri në trajtën e forumit qytetar, shatërvane.

Ndërtimi i një moli turistik si dhe skulptura arkitektonike në shesh.  I njohur si qyteti i 85 liqeneve karstike, Belshi është thesari i fshehur që pret të zbulohet nga qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes dhe me Belshin e kthyer nga një ferr braktisjeje, plehrash e ferrash, në një destinacion turistik ku hapen vijimësisht bujtina e shërbime të reja për turistët dhe përveç punës tradicionale në bujqësi, ku prodhimi rritet çdo vit, ka nisur një erë e re zhvillimi në agroturizëm, ju uroj një ditë të mbarë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/593789644652686/

SHKARKO APP