Rama “zgjohet” në Gjirokastër: Po marrin jetë hotele e bujtina të reja, në vend të rrënojave

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me pamje nga qyteti i Gjirokastrës.

Ai bën me dije se ka përfunduar faza e parë e ndërhyrjes në Qafën e Pazarit dhe restaurimi i thellë i dhjetë blloqeve.

Po ashtu shton se tashmë po marrin jetë hotele e bujtina të reja, në vend të rrënojave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë gjeni edhe videon me pamjet e publikuara nga Kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155825433271523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?