Rama ”zgjohet” tek Rruga e Arbërit: Për ata që thonë se është investuar vetëm në jug (VIDEO)
Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama postimin e parë në rrjete sociale e ka nisur me ”Rrugën e Arbrit”. Kreu i qeverisë, me anë të këtij investimi, ka zgjedhur që t’u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se e ka lënë në harresë veriun e vendit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/869737286768818/?v=869737286768818