RAMA:LEGALIZIMET FALAS NË KAMËZ
Sot me banorët e Kamzës, zonës më të madh informale të vendit, për të vijuar me procesin e dhënies së lejeve të legalizimit falas.
Nga fillimi i vitit që vjen, qytetarët nuk do të shkojnë më në hipotekë për të dorëzuar lejen e legalizimit. Sepse Aluizni do t'u japë drejtpërdrejtë hipotekën në fund të procesit, pasi edhe procedurat në hipotekë do t'i beje vetë shteti duke eliminuar plotësisht zvarritjet dhe korrupsionin.
Një lajm tjetër i mirë është se të gjjthe ata që kanë paguar rregullisht energjinë prej një viti, në bazë të ligjit do të marrin mbrapsht shpenzimet e tyre për dritat duke paguar 10% më pak për truallin që do të legalizojnë.
Reformat kërkojnë kohë dhe përfitimi nga reformat kërkon mund dhe durim. Ky i përfitimit mbrapsht të pagesës së energjisë falë reformës dhe masave të marra për zbatimin e saj, është një episod shumë kuptimplotë, që tregon se nëqoftëse ne, së bashku, mbështesim reformat, secili kontribuon me detyrimet e tij në rrugën e reformave, atëherë nga reformat përfitojmë që të gjithë.
KOHA JONË SONDAZH

