RAMA:ME PARTINË SOCIALISTE PËR TË PASTRUAR MË TEJ SHQIPËRINË

 

Nga Edi Rama.

(facebook)

Swiss Digital Desktop Reklama

Me strukturat e Partisë Socialiste në Elbasan, në vazhdën e një rrugëtimi që lidhet drejtpërdrejtë jo vetëm me procesin e riorganizimit, të zgjerimit dhe të rritjes së numrit të anëtarësisë në kuadrin e zgjedhjeve në Partinë Socialiste, po dhe me ecurinë pozitive të reformave shtetndërtuese të shumices sonë qeverisëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një rrugëtim shumë i rëndësishëm, jo thjesht për faktin se tanimë ka ardhur koha që ne të kryejmë një proces zgjedhor ripërtëritës në të gjitha nivelet e Partisë Socialiste, pasi kemi fituar në mënyrë shumë bindëse dy beteja radhazi, betejën e 23 qershorit të vitit 2013 dhe të 21 qershorit të vitit 2015, por edhe sepse kemi përpara pjesën më të rëndësishme të betejës sonë për të pastruar me tej Shqipërinë, duke qeverisur vendin.

Në këto dy vjet nisi një operacion i shtrirë horizontalisht në të gjithë sektorët e jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit. U ndërmorën të gjitha reformat që të gjithë ata që na pararendën i shtynë, për t’ia lënë në derë qeverisë së radhes. Sepse ata që na pararendën nuk patën qëllim të ndërtojnë shtetin, nuk patën qëllim të mbrojnë sektorët e jetës ekonomike dhe shoqërore të vendit, por u bënë promovuesit dhe nxitësit e shtrirjes së kancerit në çdo organ të trupit të Shqipërisë, përmes një qeverisjeje që synonte vetëm zgjatjen e pushtetit, në kurriz të gjeneratave të tjera; me logjiken e rëndomte të pushtetit si qëllim në vetvete, le ta vjedhin energjinë se na japin votat, se po i ndaluam ta vjedhin, na humbasin votat; le të ndërtojnë pa leje se na japin votat, se po i ndaluam të ndërtojnë pa leje humbasim votat; le të jenë të paregjistruar fare, le të shesin si të duan, ku të duan dhe kur të duan, se po u thamë që të regjistrohen, të japin kuponin e të shesin me faturë tatimore, nuk na japin votat; le të marrin të gjithë nga një diplomë dhe le të mendojnë të gjithë se janë inxhinierë, juristë dhe ekonomistë, se po i munduam s'na japin votat dhe me rradhë e me rradhë…

Sot ka disa aspekte ku mund të shihen që tani rezultatet dhe ku rezultatet kanë filluar t’i ndiejnë edhe njerëzit. Është e jashtëzakonshme për shembull, për ata që merren me biznes të vogël që nuk do të paguajnë më taksa. Ose është e jashtëzakonshme fjala vjen për një të moshuar, që me ligjin e vjetër të pensioneve e kishte praktikisht të pamundur të merrte një pension, që sot të marrë pensionin social… Ashtu sikundër nga ana tjetër, është e pazakonshme që për mijëra e mijëra njerëz, që dolën në pension këtë vit dhe patën mundësinë të marrin një pension shumë më të lartë, sesa do ta merrnin me ligjin e vjetër. E këto dhe të tjera janë rezultatet e para të reformave. Rezultat i reformave është edhe që, për herë të parë këtë vit, Shqipëria nuk krijon borxh të ri dhe vitin e ardhshëm fillon uljen e borxhit.

Falë reformave në dy vjet kjo qeveri ka kaluar nga buxheti i shtetit në buxhetin e famiiljeve të shtresës së varfër e të mesme, përmes uljes së taksave dhe lehtësimeve të tjera 17.2 miliardë leke ose 150 milionë USD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?