RAMA:NË RRUGËN E RILINDJES SË BUJQËSISË
Edi Rama shkruan ne facebook se “Dje në një nga serat më moderne të prodhimeve organike në Hamallaj të Durrësit, ku janë investuar 1 milionë dollarë për ndërtimin e 1.5 hektarë sera, me teknologjinë më të përparuar. Fermer Fatmiri i quan jetike për biznesin e tij reformat e qeverisë në bujqësi, që nga sigurimi ujit e deri tek pajisja me NIPT e fermerëve, pasi kanë bërë të mundur që ai sot të prodhojë dhe të eksportojë më shumë dhe më lehtë se dy vjet më parë.
Qeveria do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri fshatin dhe fermerin. Çdo fermer apo grup fermerësh do të marrë direkt 100 mijë dollarë mbështetje nga qeveria për 10 hektarë sera. Dhe me fondin e garancisë shtetërore që kemi krijuar dhe në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet BERZH, për të gjithë projektet që kanë të bëjnë me bujqësinë, blegtorinë dhe fshatin, do të ofrohen kredi me interesa shumë të favorshme. Janë 300 milionë euro në dispozicion të këtij synimi për tre vitet e ardhshme”.

KOHA JONË SONDAZH

