RAMA:SPITALI I SHKODRËS NË RRUGËN E TRANSFORMIMIT RRËNJËSOR
Nga Edi Rama.
Dje në spitalin e Shkodrës për investimet e rëndësishme që janë kryer dhe po kryhen, të cilat do ta transformojnë këtë spital në qendrën shumëqëllimëshe të kujdesit mjekësor për krejt zonën veri-perëndimore të Shqipërisë.
Janë investime nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga partneriteti publik-privat, të cilat kanë hapur rrugën për rritjen e numrit të shërbimeve dhe ofrimin e tyre me standarde bashkëkohore si: qendra e re për koronarografinë me reanimacionin e përgjithshëm; reparti tërësisht i ri i pediatrisë me shërbim të kompletuar sipas modeleve më të mira europiane; shërbimi paliativ së bashku me atë të kemioterapisë; forcimi i imazherisë dhe vënia në shërbim të pacientëve e aparaturës së re të rezonancës manjetike; e me radhë një sërë shërbimesh jetike të munguara prej vitesh, që do të ndihmojnë në diagnostikimin dhe kurimin në Shkodër, duke kursyer kohë të çmuar dhe shpenzime të mëdha për të marrë rrugën drejt Tiranës
KOHA JONË SONDAZH

