Ramazan Topuzi padit Mero Bazen dhe Edi Ramën: Janë shpifës dhe mashtrues të ndyrë!

Kandidati i LSI-së në Durrës, Ramazan Topuzi ka paditur sot gazetarin Mero Baze dhe Edi Ramën për shpifje në adresë të tij.

Padia vjen pas disa shkrimeve të gazetarit Baze, i cili aludonte se Presidenti Ilir Meta është takuar me subjekte me precedentë penalë, në një lokal. Sipas videos së publikuar nga Topuzi rezulton se ai është personi që ka takuar kreun e shtetit dhe jo një person me precedentë penal. Video është bërë shumë kohë më parë dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet.

“Në video, sikurse mund ta shikoni, ndodhem unë në një takim me presidentin, gjatë kohës që mbaja detyrën e Drejtorit Juridik, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore në Presidencë, në lokalin e Llesh Mesit, kryetar i PS dhe organizatës së fshatit Fushë-Draç në Durrës”,- shkruan Topuzi

Reagimi i plotë i Ramazan Topuzit:

“MJAFT MË 🛑 Shërbëtorët e qeverisë së patronazhistëve nuk e kryejnë saktë as këtë funksion të shëmtuar.

Kjo video, e filmuar nga patronazhistët e pamfletistët duke cenuar të drejtën e privatësisë është publikuar me qëllim shpifje dhe dëmtim të imazhit të presidentit duke dizinformuar publikun se po shoqërohej me subjekte të OFL. Në video, sikurse mund ta shikoni, ndodhem unë në një takim me presidentin, gjatë kohës që mbaja detyrën e Drejtorit Juridik, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore në Presidencë, në lokalin e Llesh Mesit, kryetar i PS dhe organizatës së fshatit Fushë-Draç në Durrës.

Për cënimin e privatësisë, dëmtimin e imazhit dhe shpifjes, nesër do të depozitoj një kërkesë padi ndaj Mero Baze, si dhe Edi – Të Rremës në SPAK!

Mjaft më me përgjime, shpifje dhe deformime të individëve si Mero Baze për qëllime politike. Kësaj politike do ti vijë fundi!”.

MJAFT MË 🛑 Shërbëtorët e qeverisë së patronazhistëve nuk e kryejnë saktë as këtë funksion të shëmtuar.

Kjo video, e…

Posted by Ramazan Topuzi on Wednesday, April 21, 2021

SHKARKO APP