”Ramën e rrëzon populli”, Shehi: Meta-Berisha nuk vijnë më në pushtet. Qeveria deri në 2025

Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, thotë se opozita shqiptare mund të vijë në pushtet vetëm përmes figurave të reja, pasi Lulzim Basha ka humbur në tre zgjedhje. Për të qeveria e Edi Ramës do të mbyllë mandatin në 2025-ën, pasi sipas tij kryeministri nuk ka çfarë të sjellë ndryshe në vend.

“Rama është më i dobët se kurdoherë, do të largohet këtë herë. I ka bërë ditët e veta. Besoj se çfarë ka thënë edhe raporti i DASH, mjaft realist, Amerika e njeh mirë politikën shqiptare. E mira e opozitës është të gjejë një grup dhe trajektore të re.

DASH po ashtu ka folur për Berishën dhe Metën, o[pozita ta gjejë trajektoren e vetë, që të vijë në pushtet. Rama nëse ka bërë qeverisje të mirë të qëndronte, por është i korruptuar. 4 ministra në burg, 4 në arrati, po të gërmosh gjen dhe më shumë.

Këta bëjnë sikur nuk kuptojnë dhe nuk dinë gjë. Ky sistem është i korruptuar dhe duhet të ikë. Populli dhe ndërkombëtarët do ta rrëzojnë. Meta dhe Berisha nuk e rrëzojnë, populli duhet të gjejë njerëz dhe figura të reja edhe me mbështetjen e opinionit ndërkombëtar”, tha Shehi.

SHKARKO APP