”Ramzi ke te fala nga Populli”, Maliqi: Uragani popullor nuk ndalet, LSI fitore spektakolare
Kandidati për deputet i LSI-së në listën e qarkut të Beratit, Lefter Maliqi thotë se uragani popullur nuk ndalet, ku edhe poston foto dhe video të takimeve me qindra qytetarë. Nga ana tjetër, ai thotë se në zgjedhjet e 25 prillit, fitorja e LSI-së do të jetë spektakolare.
”Jemi shumë, aq shumë sa fushata nuk na del për ti takuar të gjithë. 25 Prilli do prodhojë rezultatin historik të fitoreve që janë korrur ndonjëherë në këtë vend. Të gjithë duan ndryshimin dhe kur themi uragani popullor nuk do ndalet për asnjë arsye më 25 Prill, bazohemi në këto takime plot energji dhe besim. Fitorja spektakolare e LSI-së do jetë fundi politik i Rilindjes. Ramzi ke të fala nga Populli”,-shkruan Maliqi.