Rana e Hedhun në Shëngjin u jepet me PPP, 3 oligarkëve
Nuk mbetet pa u vënë dorë edhe në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku për vite me me radhë i përkiste banorëve të zonës. Për të mbërritur në ketë destinacion, kalon në një rrugë të pamirëmbajtur dhe trafik të rënduar, por me sagën e premtimeve të bëra nga viti 2018 deri më 28 qershor 2019, ku Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, njoftoi se procedurat kanë përfunduar për segmentin e parë nga hyrja e Shëngjinit deri tek Porti. Tashmë egoja për resorte luksoze me përfitime marramendëse do të shtojë pëfitimet për oligarkët, të cilët do marrim me koncesion këtë zonë. Zona e Ranës së Hedhun në Shëngjin parashikohet që të shihet me prioritet për zhvillimin e turizmit dhe si e tillë duket se nuk do të shpëtojë dot nga investimet në restorte. Plani i Detajuar i Zhvillimit, nxjerrë për konsultim parashikon që të zhvillohen të paktën tre lloj resortesh duke respektuar tipologjinë që ka zona. “Zhvillimi i propozuar synon zhvillimin turistik me struktura resortesh apo hoteliere së bashku me gjithë shërbimet e nevojshme publike duke rritur numrin e turistëve dhe cilësinë e turizmit. Zhvillimi shihet i ndarë në 3 zona të cilat mbartin tipologji të ndryshme resortesh. Në zonën e parë si dhe me sipërfaqen më të madhe që mund të ndërtohet, propozohet tipologjia e resorteve deri në tre kat, të mbështetur pjesërisht në shpatin e malit, dhe pjesërisht në pilota.
Në zonën e dytë, duke qenë që ndodhet më pranë detit, por dhe në një zonë me pisha, propozohen struktura të shpërndara me ndikim të ulët në mjedis. Në zonën e tretë me sipërfaqen më të vogël, ku mund të ndërtohet si dhe më pranë monumentit Rana e Hedhun, propozohen struktura më elitare.” -thuhet në plan. Në zonë gjithashtu propozohet edhe krijimi i dy itinerareve për nxitjen e turizmit. I pari, ai malor, brenda të cilit përfshihen: Itinerari kulturor (tumat); Itinerari me prodhimet dhe produktet tradicional të zonës; Itinerari hiking për të apasionuarit pas natyrës. Përveç itinerareve nga toka, duke qenë se zona ka akses nga deti, propozohet një mol ankorimi i cili do mundësojë lidhjen tokë-det, si dhe do të jetë një pikë për sjelljen e turistëve. Plani i jep përgjigje edhe alternativave për transportin, ku për herë të parë sillet në vëmendje varianti i lëvizjes me vagona kremalierë, ose funikularë, të cilët në mënyrë diagonale do të lidhnin pllajat mbi malin e Rencit, me gjiret ranore të Shëngjinit dhe Baks – Rrjolli. Në infrastrukturë vihet theksi tek investimet që mund të kryhen, ku së pari rruga e re e propozuar Shëngjin-Velipojë. Kjo rrugë pritet të shërbejë si një aks lidhës ndërmjet dy zonave Shëngjin-Velipojë, por jo vetëm. Përgjatë aksit do të këtë disa pika stacionesh për autobusët e linjës së re turistike që do të lidhin zonën e resortit me plazhin. Një tjetër propozim është shëtitorja bregdetare e cila bën lidhjen Rana e Hedhun- Baks-Rrjol.
Burimi: telegraf.al