Raporter i KE për konfiskimin e aseteve ruse, Basha pret delegacionin nga Ukraina
Lulzim Basha është raporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Kreu i PD-së zyrtare u takua me një delegacion nga Ukraina në përbërje të cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë. Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të PD për popullin e Ukrainës.
Postimi i plotë
Kënaqësi të prisja në PD delegacionin nga Ukraina ne përberje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë.
Ju shpreha atyre mbështetjen time dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me tentativën e tjetërsimit me luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur.
Përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe duhet të paguajë për të.
Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse, ky është dhe thelbi i rezolutës së propozuar prej meje në Këshillin e Europës dhe që ka një mbështetje të gjerë nga vendet antare të kësaj organizate.