Raporteri i PE David Lega, qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median!
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, godet sot sërish ligjin “antishpifje“ të qeverisë Rama:
Duke e cilësuar si lajm të mirë arritjet e medias në përpjekje për vetërregullim Lega kritikon sërish paketën antishpifje të propozuar nga qeveria.
“Garantimi i lirisë së medias është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë“ e shprehet Lega në deklaratën e tij.
Në debatin për problemet e demokracisë në Shqipëri të mbajtjur në Komisionin e Jashtëm të PE në qershor Lega deklaroi se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët.
Javët e fundit qeveria tentoi të aprovonte disa amendamente të hartuara fshehtas të cilat nuk pasqyronin opinionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i BE në Tiranë dhe Stefan Schenach, raporter per median në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Europës (si edhe anëtar i Grupit Socialist ) reaguan ashpër.
Opozita, Presidenti e shoqeria civile e kanë denoncuar vazhdimisht ligjin e qeverisë Rama si rrezik për lirinë e medias.
🆕Good news for online media in #Albania!
👍 Self regulation – independent media.
👎 The #antidefamation law proposed by the government.
Ensuring #mediafreedom is vital for democracy and indispensable for Albania’s EU integration. https://t.co/VfrjnVNWJL— David Lega (@DavidLega) October 1, 2020