Raportet Shqipëri-Greqi, Bumçi: Heqja e vizave, NATO dhe TAP ndikuan në zbehjen e asimetrisë

Kohët e fundit po flitet shumë për raportin mes Shqipërisë dhe Greqisë, kjo edhe nga vizitat e shpeshta të kryeministrit grek në vendin tonë. Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, thotë se asimetria në raportet Shqipëri-Greqi është zbehur vitet e fundit. Për të faktorë që kanë ndikuar janë liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO dhe bashkëpunimi për TAP-in.

”Zgjedhjet i vënë në lëvizje partitë për të marrë votat kudo. Në lidhje me deklaratat e Mitsotakis, nuk kishte pasur deklaratë të papërshtatshme. Fjala vetëvendosje nuk ishte përdorur, ishte një problem në përkthim. Sepse të parët që do reagonin ishin qeveria dhe ministria jonë e Jashtme.

Marrëdhëniet Greqi-Shqipëri kanë kaluar në disa faza. Ne e nisëm me një asimetri, që ka ardhur duke u zbehur. Dua të përmend disa faktorë, liberalizimi i vizave, fuqia e vizave ra me liberalizimin e vizave. Anëtarësimi në NATO, Shqipëria është pjesë e një aleancë.

Bashkëpunimi për TAP-in, që është një projekt pa gazin rus që kalon në vendet tona. Këto e kanë ulur asimetrinë. Sigurisht Greqia është një vend i madh dhe i rëndësishëm, por nuk është ajo asimetri e viteve 90-të. Greqia nuk i ka ndodhur një veto Shqipërisë si Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Diplomacia greke u mundua të ndërtojë marrëdhënie me shqiptarët, kur ishte çështja e emrit”.

SHKARKO APP