Raporti i DASH, Alibeaj: Një kryeministër normal do jepte dorëheqjen. Peshku i madh po qelb dynjanë

Kryetari i grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeaj thotë se një kryeministër normal do të jetë dorëheqjen. Alibeaj i referohet raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin Rama e quajti copy-paste të një viti më parë.

Postimi i plotë e Enkelejd Alibeaj:

Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga “non grata”-t e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.

Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar. Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratorëve. Njerëzia ka zënë hundët, vetëm Rama ka zënë sytë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?