Raporti i DASH/Basha: Trafik droge, evazion dhe kontrabandë nën qeverisjen e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat foli për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, ku tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë kundër pastrimit të parave. Sipas kreut të selisë blu, trafik droge, evazion dhe kontrabandë po realizohen nën qeverisjen e Ramës.

”E zezë mbi të bardhë në raportin e Departamentit të Shtetit mbi pastrimin e parasë: Qeveria shqiptare nuk bëri asgjë kundër pastrimit të parave. Pastrimi i parave në çdo qelizë të shtetit. Bashkia e Tiranës, parajsë e pastrimit të parave të Ndragheta-s. Trafik droge, evazion dhe kontrabandë nën qeverisjen e Edi Ramës. Edi Rama dhe vartësit e tij vodhën ushqimin e pacientëve me tendera sekretë. Ky është shkaku i paralizës së biznesit dhe sipërmarrjes. Shqipëria në vendnumëro me Ramën. Do të çlirojmë duart e drejtësisë për t’i vënë prangat të korruptuarve”,-tha Basha.

SHKARKO APP