Raporti i DASH, Braimllari: Rama po mban peng të ardhmen e Shqipërisë

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin mbi trafikun e qenieve njerëzore për vitin 2021, ku për qeverinë ”Rama 2”, thuhet se nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit, por që po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë një gjë të tillë. Për sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, kjo tregon se Edi Rama po mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

Postimi i plotë

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, flet qartë për një qeveri të Rilindjes të lidhur me krimin e organizuar, pastrimin e parave, trafikimin e lëndëve narkotive, si dhe ku mungon vullneti për të luftuar trafiqet njerëzore, krimin e organizuar dhe drogën.

Kjo është qeveria e Rilindjes që vetëm nxinë vendin tonë.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kësaj situate tragjike, e cila po mban peng të ardhmen e Shqipërisë.

Propaganda me megafone dhe zëdhënës qeverie nuk mund të heqi vëmëndjen nga raportet ndëkombëtare që nxinë çdo ditë qeverinë e Rilindjes.

SHKARKO APP