Raporti i DASH, Tabaku: Qeveria ka favorizuar korrupsionin, mungesë transparence në prokurimet publike
Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri. Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku referuar këtij raporti akuzoi qeverinë se ka favorizuar korrupsionin.
“Vendi ynë renditet si më i korruptuari në Europë. Vendi ynë me klimë armiqësore për biznes. Korrupsioni në qeveri është i gjithëpranishëm. Vendi ynë, i papëlqyer për investimet e huaja”, deklaroi Tabaku ndër të tjera duke theksuar edhe mungesën e transparencës në prokurimet publike.