“Raporti i KE i pavërtetë. Asgjë për korrupsionin, Teatrin, drogën, vjedhjen e zgjedhjeve”. Gjergji Vrumo, zyrtarëve të BE: Po talleni me ne?

Raporti i Komisionit Europian për reformën në Shqipëri, që e paraqet situatën me zbatimin e ligjeve dhe demokracinë, si normale ka sjellë reagime nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjergj Vrumo, drejtor projekti në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim në një reagim në rrjetet sociale e quan dokumentin si tallje. Ai ka publikuar foto të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe të dhunës që policia ka ushtruar ndaj qytetarëve. Në mesazhin e tij, Vrumo shprehet se ky dokument është mbushur me të pavërteta.

“Unë kurrë nuk kam lexuar kaq shumë të pavërteta në  një raport të BE për Shqipërinë apo të ndonjë vendi tjetër. Asnjë progres për lirinë e fjalës.

Ambasad e BE në Tiranë, po talleni me ne?  Oliver Varhelyi policia arrestoi aktivistët për shkrime në Facebook. Aktivistët u rrahën.

Komisioni Europian u detyrohet shqiptarëve një ndjesë për procedurën e paligjshme të përpjekjes për të zgjedhur Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias e tha qartë këtë. Raporti “harron” të përmendë se demokracia gjatë COVID19 ishte kërcënuar seriozisht. Lexoni raportin e Freedom House”,- shprehet Vrumo.

Ai shton se dokumenti ka vetëm dy paragraf për korrupsionin dhe asgjë për vjedhjen e zgjedhjeve dhe problemet me krimin e organizuar.

“2 paragrafë mbi “suksesin” e luftimit të korrupsionit të nivelit të ulët dhe  fjali mbi dështimin për të luftuar korrupsionin e madh. Raporti i BE nuk përmend rastet e dosjes 339 dhe 184 të bashkëpunimit të krimit të organizuar me qeverinë në zgjedhjet e vitit 2017”,- shkruan Gjergji Vrumo.

 

SHKARKO APP