Raporti i KiE/ Presidenti Meta: Pa ndëshkime nuk ka progres në luftën kundër pastrimit të parave

Përfshirja e Shqipërisë në listën e vendeve me rrezik të lartë për pastrimin e parave, sipas MONEYVAL, pjesë e Këshillit të Europës, prej dy vitesh nuk ka shënuar asnjë përmirësim. Presidenti Ilir Meta, thotë se pa ndëshkime nuk ka progres në luftën kundër pastrimit të parave. ”Korrupsioni, praktikat abuzive, PPP-të dhe monopolet, janë të lidhura ngushtë me fenomenet negative që evidentohen nga raporti i MONEYVAL. Shpreh bindjen se për sa kohë nuk ndëshkohen këto praktika, Shqipëria nuk do të ketë progres as në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”.

Postimi i plotë

E konsideroj shumë shqetësues përfshirjen sërish të Shqipërisë në listën gri të Këshillit të Europës, në lidhje me luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, që dëmton rëndë besueshmërinë e investitorëve dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpreh keqardhjen e thellë për faktin se Shqipëria edhe pse vite më parë e kishte fituar këtë betejë dhe nuk renditej në këtë listë, tanimë sipas raportit të publikuar nga MONEYVAL i KiE-së, është vendosur në monitorim të zgjeruar dhe duhet të raportojë më tej për masat e marra në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korrupsioni, praktikat abuzive, PPP-të dhe monopolet, janë të lidhura ngushtë me fenomenet negative që evidentohen nga raporti i MONEYVAL.

Shpreh bindjen se për sa kohë nuk ndëshkohen këto praktika, Shqipëria nuk do të ketë progres as në luftën kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?