Raporti i OKB për drogën, Luan Rama: Qeveria e pseudo-rilindjes e ktheu vendin në vatër krimi
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar në lidhje me raportin e OKB-së, e cila e shigjeton Shqipërinë si vend origjine i kanabisit.
Duke e cilësuar një realitet të rëndë dhe të trishtë, Luan Rama akuzoi qeverinë se është pjesë stimuluese dhe koordinuese të kësaj veprimtarie kriminale sipas tij.
Sipas Luan Ramës, ky raport tregon se sa falsitet dhe ligësi ka në propagandën e shëmtuar të qeverisë. “Raporti i botuar së fundmi thekson se Shqipëria është vendi kryesor në Europës, i origjinës së Kanabisit kjo nuk është e re. Qeveria e pseudo-rilindjes e ktheu Shqipërinë në vatrën më të rrezikshme të krimit të kultivimit të kanabisit. Kjo është një akuzë e rëndë, e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë shqiptare. Sipas këtij raporti, bazuar në intervista të shumta, trafiku i drogës duket se shpesh janë të lidhura thotë raporti. Edhe pse ka nivele të ulëta dënimi në Shqipëri. Evidenton një raport apo përpjesëtim të ulët të krimit të organizuar. Për fat të keq, raportet e qeverisë me krimin janë shumë më të mëdha, se sa vetëm me kultivimin e trafikimit të drogës. Raporti thekson se Shqipëria ka qenë vend tranzit për trafikun e kokainës, dhe më pas ka Evropën perëndimore si destinacion. Nuk ka asnjë lidhje tjetër me këtë vend kjo qeveri, përveç lidhjeve me krimin dhe korrupsionin. Përveç lidhjeve të pandëshkueshmërisë. Për këtë dhe shumë të tjera, Shqipëria është jashtë agjendës së BE. Shqipëria është vendi kryesor për kanabisin, për shkak të kësaj qeverie.”, tha Luan Rama.