Raporti me Ramën? Ambasadorja Kim: Është institucional dhe jo personal

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tregon se marrëdhënia e saj me kryeministrin Rama është vetëm në linja institucinale, dhe jo personale, siç është akuzuar nga opozita.

”Nuk janë marrëdhënie personale. Janë marrëdhënie zyrtare. Dhe ajo që mund t’ju them është se kur kryeministri dhe unë diskutojmë një çështje që është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, i realizojmë gjërat.

Nuk mund të kërkonim partner më të mirë, qoftë në Këshillin e Sigurimit, në NATO, për çështje kritike.

Për shembull, vendimi i Shqipërisë për të qenë vendi i parë që doli vullnetar për të marrë afganët që po iu iknin talibanëve, për t’u dhënë një strehë të sigurt për pak muaj rrugës për në Shtetet e Bashkuara për një jetë të re. Është diçka shumë e respektueshme që bëri ky vend”, tha Kim.

SHKARKO APP