Raporti nga FBI-ja, Halimi: Sulmi kibernetik filloi një muaj pasi sistemi iu dorëzua patronazhistëve
FBI-ja dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje për sulmet kibernetike në Shqipëri nga ana e Iranit. Hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi thotë se sulmi kibernetik ndaj e-Albania dhe databazave të shtetit është goditur 1 muaj para se sistemi i me të dhënat personale të shqiptarëve iu vendos në dispozicion të patronazhistëve të PS-së.
Postimi i plotë
Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj pasi sistemi iu dorëzua Patronazhistëve? Përveç detajeve teknike që ekspertët vërejnë në raportin paraprak, i cili me sa duket nuk përfshin sulmin mbi TIMS dhe në inbox ish Drejtorit të Pergjithshëm të Policisë, ajo që konfirmohet është se:
1-Sulmi paska filluar 14 muaj para datës 16 korrik 2022, pra 14 maj 2021
2-Nuk ka diskutim se lista e patronazhistëve e dalë në 11.4.2021 ishte krijuar duke u vënë e-albania në dispozicion te politikës. (rastet e shumë të punësuarve të deklaruar në e-albania vetem 1 muaj para daljes se listës, tregon pikërisht këtë si burim të hartimit të listave)
3-Sulmi kibernetik ka filluar 1 muaj më pas, pra në 14 maj 2021, pasi e-albania vendosi të dhënat dhe sistemin në duart e patronazhistëve! Kjo sipas raportit të FBI dhe CISA.