Raporti për Shqipërinë, Pitella: Gjykimi do të jetë favorizues

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama do të bashkëdrejtojnë tryezën e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë, që pritet të mbahet më 30 mars në Tiranë.

Kjo u bë e ditur pas takimit me ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, i cili u përqëndrua tek reforma në drejtësi.

“Reforma në drejtësi në fakt ishte kyçi i gjithë bisedave që unë kam pasur sot në takimet e mia, jo vetëm në atë me komisionerin Hahn. Dhe, sigurisht që ne biseduam për formatin që do të ketë DNL, sepse edhe kjo është e një rëndësie të veçantë sepse komisioneri Hahn, së bashku me kryeministrin Rama do ta drejtojnë këtë format dhe janë shumë të rëndësishme dhe mesazhet që do të dalin pikërisht nga ky takim”, deklaroi Gjosha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, “BE pret  ndryshime gjithëpërfshirëse, që forcojnë profesionalizmin dhe efiçencën e gjyqësorit, duke goditur ndërkohë balancën e duhur midis pavarësisë dhe llogaridhënies”, sipas zëdhënëses së KE, Maja Koçijançiç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, “Komisioneri përsëriti se kjo reformë mund të vendosë Shqipërinë në drejtim të fortifikimit të pakthyeshëm të sundimit të ligjit”.

“Në takimin me zotin Fleckenstein biseduam per rezolutën që PE miraton në prill. Unë e falenderova atë sepse më duket një raport i mirë për Shqipërinë. Patjetër, ky raport dua të jetë edhe më shumë nxitës për procesin e integrimit të Shqipërisë, sepse realisht të gjithë qytetarët po presin një hap të mëtejshëm, atë të hapjes së negociatave të anëtarësimit”, tha më tej Gjosha.

“Biseduam për procesin që do të sjellë pas disa vitesh Shqipërinë në Bashkimin Europian, një proces i ngadaltë, por i domosdoshëm. Parlamenti Europian në prill do të bëjë një rezolutë mbi gjëndjen e këtij procesi, se në çfarë pike ndodhemi e ku ka mbërritur Shqipëria me përmirësimin e drejtësisë. Shumë faktorë ndikojnë në këtë kuadër, hapat që po bën për reformën e këtij sistemi. Inkurajimi që i kemi dhënë qeverisë shqiptare është se duke kuruar gjithnjë e më shumë sistemin gjyqësor në Shqipëri, unë mendoj se më lejohet të them se gjykimi i Parlamentit Europian do të jetë tepër favorizues”, tha presidenti i S&D-së, Gianni Pittella.

Draft-rezoluta e PE mbi Shqipërinë pritet të miratohet më 23 mars nga Komiteti i Jashtëm Europarlamentar, për t’i kaluar më pas seancës plenare në Strasburg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?