Raporti për trafikimin njerëzor, Ambasada SHBA: Vlerësojmë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare

Ambasada Amerikane në Tiranë thekson se raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave, vë në pah një numër arritjesh dhe ofron sugjerime konkrete për mënyrën se si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kudo në botë mund të punojnë për t’i dhënë fund murtajës së trafikimit njerëzor.

Sipas Ambasadës Amerikane, këto sugjerime përfshijnë më shumë financim për OJQ­të, sidomos strehëzat, trajnime shtesë për ligjzbatuesit për të identifikuar dhe hetuar siç duhet rastet e trafikimit, si dhe procese më të mira gjyqësore për viktimat e trafikimit. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë, shoqërinë civile dhe veçanërisht Koordinatoren Kombëtare Anti­Trafikim Elona Gjebrea për synimin tonë të përbashkët të luftës kundër fenomenit global të trafikimit të qenieve njerëzore.

Deklarata e Ambasadës së SHBA

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Shqipërisë, shoqërinë civile dhe veçanërisht Koordinatoren Kombëtare Anti-Trafikim Elona Gjebrea për synimin tonë të përbashkët të luftës kundër fenomenit global të trafikimit të qenieve njerëzore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave, i cili doli sot, vë në pah një numër arritjesh dhe ofron sugjerime konkrete për mënyrën se si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kudo në botë mund të punojnë për t’i dhënë fund murtajës së trafikimit njerëzor. Këto përfshijnë më shumë financim për OJQ-të, sidomos strehëzat, trajnime shtesë për ligjzbatuesit për të identifikuar dhe hetuar siç duhet rastet e trafikimit, si dhe procese më të mira gjyqësore për viktimat e trafikimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?