Raporti, shqiptarët besojnë më shumë ambasadoren Yuri Kim sesa partitë politike

Shqiptarëve kanë më shumë besim tek ndërkombëtarët sesa te institucionet shtetërore, më saktë më shumë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe më pak tek partitë politike.

Të pyetur nga Barometri në ”Euronews Albania”, Ambasada Amerikane renditet e para si institucioni me besueshmërinë me të lartë me 33.2% pasuar nga delegacioni i BE me 30.7% dhe OSBE me 23%. Në listën e institucioneve shtetërore më të besueshme është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 18.6%. Edhe pse menaxhon buxhetin e gjithë shqiptarëve qeveria ka vetëm 18.5% të besimit të tyre.

Shqiptarët kanë shumë pak besim edhe tek ata që duhet të ishin avokati i tyre mbrojtës, opozita me vetëm 17.3%, media me 18.1% dhe Shoqëria Civile me 16.1%. Policia e cila ka për detyrë të ruaj rendin dhe sigurinë ka vetëm 16.1% të besimit të qytetarëve.

Më poshtë renditet institucioni i Presidentit me 15.2%. Lista vijon në zbritje me pushtetin lokal që ka vetëm 14.5% të besimit. Ndërsa SPAK edhe pse është trumbetuar shumë nga ndërkombëtarët është shumë më poshtë se këta të fundit për nivelin e besimit që shqiptarët kanë tek ky institucion me vetëm 14.2%. Tre vendet e fundit janë Parlamenti me 7.4%, gjykatat me 7.4% dhe partitë politike me 6%.

SHKARKO APP