Rast i paprecedentë. Këshilli i Europës denoncon Ramën në Venecia

Këshilli i Europës del kundër qeverisë ”Rama 2” dhe ka çuar ligjin ”Antishpifje” në Komisionin e Venecias. KiE shprehet se ”Antishpifja” nuk përputhen me standardet europiane për lirinë e mediave. Ka qenë vetë Komisioni i Venecias që ka publikuar në faqen e saj zyrtare kërkesën për dhënien e një opinioni për ligjin ”Antishpifje”, të kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës. Paketa do të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias në muajin mars të cilët do të japin opinion e tyre mbi dy projektligjet që KiE shprehet se ka nevojë për përmirësim.

Paketa është çuar nga Asambleja e Përgjithshme e Monitorimit, strukturë e Këshillit të Europës që monitoron dhe ndihmon vendet anëtare të Këshillit të Evropës të përmbushin premtimet e tyre për të mbështetur standardet më të larta demokratike dhe të të drejtave të njeriut. Pjesë e monitorimit të plotë është edhe Shqipëria, ku përfshihen vizita të rregullta dhe dialog të vazhdueshëm me autoritetet për të siguruar që përparimi dhe problemet e një shteti janë vlerësuar siç duhet.

Paketa “Antishpifje” e qeverisë ”Rama 2” hasi në kundërshti të forta nga gazetarët, opozita, analistët dhe shoqëria civile para se të kalonte në parlament, duke e cilësuar atë si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave. Ligji u kthyer edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili tha se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Ky rast që Këshilli i Europës drejtohet Komisionit të Venecias mbetet një skandal i madh për qeverinë shqiptare, pasi tregon se sa keq mbetet situata e medias në Shqipëri.

SHKARKO APP