”Rasti Pjetri”, Balla: Përgjegjësi personale, jemi në proces ristrukturimi
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kreu i grupit parlamentar i kësaj force, Taulant Balla, tha se me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kanë këndvështrime dhe mendime të ndryshme. Ky i fundit tha se situata në Shkodër nuk zgjidhet me shkarkime.
I pyetur nga gazetarët për Valdrin Pjetri, kandidatin që PS-ja kërkonte të drejtonte Bashkinë e Shkodrës, Balla tha se ai mban përgjegjësi personale. ”Përgjegjësinë për rastin në Shkodër e ka vetëm Valdrin Pjetri. Në Shkodër po marrim një hap të rëndësishëm rigjenerimi”,-tha Balla.
Para mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me drejtorët e qarkut Shkodër ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark. Në mbledhje Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni.
Pjesë nga deklarata
Kishim një mbledhje kryesia të partisë që ishte e fokusuar te një axhendë pune intensive që lidhet me një ripërtëritje që paraprijnë procesin zgjedhor në PS. PS është e vetmja forcë politike në vend që është në proces të vazhdueshëm restaurimi. Në strukturën e bashkisë Shkodër do ndërmarrim një proces ringritje dhe rigjenerimi. Kemi marrë një vendim për të patur një vëmendje të veçantë procesin e riformatimit të PS në Shkodër. Jam shpresë plotë se do krijojmë një model.
Brenda PS kemi gjithmonë diskutime. Nisur për rastin e Valdrin Pjetrit i cili u votua nga shkodranët por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale të garantimit të pastërtisë së figurës solli pasoja. Kryeministri ka thënë sot se kjo përgjegjësi personale e personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe një person të ndëshkohet më ashpër.
Sa më i fortë ligji aq më i fortë reagim. Kryeministri ka qenë shumë i qartë. PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm në reformimin e brendshëm të saj. Do krijohet një platformë të një komunikimi në kohë reale brenda strukturave të PS ku do depozitohet CV dhe të gjitha të dhënat e tjera. Ditën e parë që është vërtetuar mospërputhshmëria e kandidaturës së Valdrin Pjetrit me pritshmëritë e Shkodrës i kemi treguar.
KOHA JONË SONDAZH

