Reagim i ashpër i politikanit shqiptar në Malit të Zi: Deklaratat e Edi Ramës, të rrezikshme dhe përçarëse
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi, i cilësojnë qëndrimet e Edi Ramës dhe Gent Cakajt për zgjedhjet e 30 gushtit në këtë shtet, si të rrezikshme dhe përçarëse. Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –Bashkë Nji Za, Mehmed Zenka, në një deklaratë publike shprehet se qëndrimet e zyrtarëve të qeverisë së Tiranës zyrtare kanë qenë kontradiktore dhe përçarse.
“Ministri i punëve të jashtme në detyrë Cakaj, me pozicionimin e vet në përkrahje të njërit nga koalicionet shqiptare haptas nxit përçarje në mes shqiptarëve në Mal të Zi, ndërsa kryeministri Rama në deklaratën e djeshme fton shqiptarët në Mal të Zi të votojnë PDS-në, ndërsa sot i bashkëngjitet ministrit të vet të punëve të jashtme dhe përcaktohet në mbështetjen e të njejtit koalicion (Listës Shqiptare). Sjelljet e këtilla të pa përgjegjshme dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për ne shqiptarët te cilët jetojmë në Mal të Zi ngjallin indinjatë të thellë tek ne dhe nxisin përçarje të thella mes nesh”,- shprehet Mehmed Zenka.
Zënka shprehet se deri më sot qeveria “Rama” nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete për shqiptarët në Mal të Zi. “Kur nuk keni qenë kurrë të zotët që të na ndihmoni dhe mbështesni në realizimin e aspiratave tona politiko-ekonomike, atëherë ju lutemi mos na dëmtoni duke nxit përçarje me sjelljet e juaja tejet destruktive për ne shqiptarët në Mal të Zi”,- shprehet Zenka.
Deklarata e plotë e Kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) dhe Antar i Koalicionit Shqiptarë –Bashkë Nji Za, Mehmed Zenka: