Reagim i kandidatit për Bashkinë Fier, Albert Çaçi

 

Në një reagim për mediat kandidati Albert Çaçi u bëri thirrje kundërshtarëbve të tij që të presin me qetësi verdiktin e popullit. Ai tha se në Fier gjithmonë ka pasur zgjedhje të qeta. “Ftoj kundërshtarët të mos nxisin akte të tilla vandale por të presin me durim e qetësi verdiktin e votuesve, nuk është fundi botës po nuk fituan ata”, shprehet Çaçi.

Në reagimin e tij më tej ai shton se “ndjej keqardhje për aktet vandale, për presionet dhe të gjitha format e dhunës që kundërshtarët tanë në garë bëjnë ndaj njerëzve që më mbështesin në fushatë. Jam pranë Ermalit, i cili sot ra pre e një akti vandal nga njerëz që kanë dhunën dhe presionin si gjuhë politike, atij iu prenë në mënyrë barbare 40 rrënjë ullinj të mbjella me ndjersë në pronën e tij vetëm sepse ishte organizator i takimit elektoral në Levan. E falenderoj për mbështetjen çdo të ri të Fierit dhe premtoj se në drejtimin tim Bashkia e re do të ecë me gjuhën e solidaritetit dhe mirënjohjes, jo të hakmarrjes dhe të dhunës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?