Reagime në rrjetet sociale: E pse duhet kryetarët e partive të kandidojnë në katër qarqe?!

Nga Herion Mesi-

Pas kërkesës së deputetit Myslim Murrizi në komisionin e ligjeve që kryetarët e partive të kandidojnë në katër qarqe njëherësh dhe miratimit nga ana e PS-së të kësaj kërkese, kanë shpërthyer sharjet dhe komentet në rrjetet sociale.

Me mijëra e mijëra  lexues shkruajnë se kjo “është një gjë idiote”, “pse kryetari i partisë të kandidojë ku të dojë  njëherësh, ndërsa emrat e tjerë vetëm në një rreth”, “e nxori ftyrën Murrizi se gjoja na donte lista të hapuna!”,  “Murrizi dhe soji i tij luajnë për Ramën dhe nuk kanë hallin e demokracisë”, “kryetari i partisë të kandidojë në një rreth e jo në katër”, “u pa se kush janë deputetët e opozitës parlamentare, shërbetorë të paguar të kryeministrit Rama”, etj etj. Komentet janë shumë fyese, por zgjodhëm vetëm disa me të “mira”, sepse rrjetet sociale masakrojnë propozuesin Myslim Murrizi që deri tani na bënte si përfaqësues i opozitës dhe njeri që donte që kryetarët e partive të mos ishin ata që vendosnin, por me këtë vertetoi se gjithçka ishte një mashtrim publik që do ta marrë përgjigjen në votime me 25 prill 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe për uljen e pragut nga 3 % në 1 % për të hyrë kushdo në parlament, në rrjetet sociale quhet si maskaradë elektorale dhe lojë e Edi Ramës për të futur partiza të blera. Nëse një parti nuk ka elektorat të paktën mbi 2.5 % kot që futet në sallën e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentuesit shajnë kryeministrin Rama me të gjitha bateritë se si e katandisi parlamentin dhe demokracinë, aqsa Berisha i majit 1996 dhe Nano i vitit 2005 iu duken lule.

Komentuesit shtojnë se “asgjë nuk e ndal ikjen e Edi Ramës” dhe shushunjave të gjoja opozitës së sotme parlamentare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?