Reagime nga Kosova për fjalimin e Ramës në KiE. Hoti: Shqipëria, zëri jonë! Haradinaj: I saktë dhe i vërtetë

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, është ndjekur me interes edhe në Kosovë. Ish-kryeministri Avdullah Hoti, thotë se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

”Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria  mbetet zëri ynë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”,-shkruan Hoti.

Kurse Daut Haradinaj nga AAK-ja, e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjëherë më parë. ”E përcolla me vëmendje Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Ishte i saktë dhe i vërtetë si asnjëherë më parë. E vërteta vonon por gjithmonë triumfon. Respekt Kryeministër”,-shkruan Haradinaj.

SHKARKO APP