Reagimet e ashpra të ndërkombëtarëve për Teatrin: Mund të pezullojmë negociatat dhe fondet për Shqipërinë

Shembja brutale e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar mjaft reagime të forta nga ndërkombëtarët.

Gazetarja shqiptare në Bruksel Erisa Zykaj u shpreh se reagimet nga ana e tyre kanë qenë shumë të ashpra. Ajo shtoi se BE ka thënë në mënyrë të qartë se nëse nuk ka një dialog mes palëve mund të mendohet një pezullim i negociatave apo edhe fondeve për Shqipërinë.

Zykaj është ndalur te reagimi i nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul i cili përmes një postimi në “Twitter” është shprehur se shembja e godinës, nxitimi dhe dhuna e zhgënjyen.

“A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po-në” për fillimin e negociatave?”, shtroi pyetjen Wadephul.

Ajo shpjegoi se Komisioni Europian ka pranuar rrëzimin e thirrjes për dialog, ndërsa shtoi se ky vendim është marrë në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu ajo theksoi se përgjigja e marrë për këtë situatë ka të bëjë me dënimin, që kjo thirrje për dialog nuk u dëgjua as nga qeveria shqiptare as nga Bashkia e Tiranës.

Sa kohë ka Shqipëria për të rregulluar diçka?

Zykaj: Hapi i ardhshëm është në qershor. BE ka thënë në mënyrë të qartë se nëse shohim se Shqipëria nuk ka dëshirë të dialogojë me BE në mënyrë të civilizuar, ndoshta ne duhet të mendojmë që të pezullojmë negociatat apo edhe fondet për Shqipërinë.

SHKARKO APP