Reagimi i ashpër i PPE, Gjosha: Të cënosh Integrimin në këtë pikë, krim ndaj vendit

Eurodeputeti Michael Gahler, Përfaqësues për Politikën e Jashtme në PPE, ka reaguar ashpër për votimin e sotëm në Parlament nga qeveria “Rama”. Michael Gahler thotë se ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor minojnë zgjedhjet dhe venë në pikëpyetje serioze integrimin e Shqipërisë në BE. Ai i bën thirrje Presidentit Ilir Meta të mos i dekretojë ligjet e sotme të miratuara nga qeveria “Rama”.

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha teksa ka shpërndarë këtë qëndrim të fortë të PPE, thekson se të cënosh Integrimin në këtë pikë, është krim ndaj vendit.

”Kjo është deklarata e përfaqësuesit të politikës së jashtme të PPE në parlamentin europian. Nuk mund të shtoj asnjë fjalë mbi të sepse këtu janë shprehur të gjitha. Të cënosh sot integrimin në këtë pikë delikate ku ndodhet vendi, është një krim ndaj vendit tënd”,- shkruan Gjosha në facebook.

SHKARKO APP