Reagimi i Ben Blushit kundër Erdogan pasqyrohet në mediat turke
Zaman: “Kërkesa e Erdogan për të mbyllur shkollat turke inatos politikanët shqiptarë”
Gazeta opozitare turke Zaman i ka bërë jehonë reagimeve të indinjuara të politikanëve shqiptarë përballë kërkesë ssë djeshme të Erdoganit për të mbyllur shkollat turke në Shqipëri, të cilat sipas tij janë të lidhura me grupime terroriste.
Zaman përcillte disa nga deklaratat e depuetetit socialist Ben Blushi, si “Shqipëria nuk është një koloni e Turqisë” dhe se “asnjë president i një vend nuk mund t’i kërkojë një vendi tjetër diçka të tilla”. Blishi citoheje dhe për deklarata të tjera si “Nuk e kam parë lëvizjen e Gulenit të vrasë ndonjë. Shkollat që do të mbyllë Erdogani në Shqipëri kanë ndihmuar mijëra studentë” dhe se “Babai ynë nuk është Erdogani, por Ismail Qemali” – tha ai.
Zaman përcillte gjithashtu edhe deklaratat e ish-ministrit socialist të Ekonomisë Arben Malaj, i cili u shpreh se “mbyllja e shkollave në vendin tonë në këmbim të investimeve turke, bëhet për të transferuar telashet e brendshme të Turqisë në vendin tonë. Prania ekonomike turke në Shqipëri mund të jetë e rëndësishme, por për demokracinë do të ishte e dëmshme që të ndërmerreshin hapa të tillë”.
Zaman citonte edhe gazetarin Mero Baze, të cilit i përmendte ndër të tjera shprehjen se “më shumë se sa të jetë Turqia partneri ynë lindorë, duhet të jemi ne miqtë perëndimorë të Turqisë”.
Zaman përmendte edhe simbolet e sikletshme shqiptare në praninë e Erdoganit.
Zaman shkruante se gjatë konferencës së shtyp të përbashkët me homologun Bujar Nishani, qe i pranishëm edhe busti i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që ka luftuar kundër Perandorisë Osmane.
Zaman e mbyllte duke cituar edhe se gjatë fotove të hedhura nga kryeministri Edi Rama, spikaste edhe njëra ku shihej Erdogani të kalonte pranë portretit të Ismail Qemal Bej Vlorës.
Mapo